Seanca e radhës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, mbahet sot në Gjykatën e Posaçme.
Pak para orës 10, në ambientet e GJKKO është paraqitur avokati i tij, Plarent Ndreca, siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Këtë të martë, në seancë avokati i tij pritet të paraqesë kërkesat paraprake në lidhje me procesin gjyqësor, teksa po ashtu pritet të shqyrtohet nga trupa gjykuese edhe kërkesa e Veliajt për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar në një spital në Tiranë, të zgjedhur prej tij dhe jo të caktuar nga Drejtoria e Burgjeve.









