Grupi i Partisë Socialiste përjashton Elisa Spiropalin

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar.

Vendimmarrja vjen pas përplasjeve të forta mes ish-kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Kujtojmë që në Asamblenë e PS që u mbajt në Gjirin e Lalzit, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, po ashtu edhe të Plarent Ndrecës.

Në atë mbledhje, kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nga vetë Partia Socialiste nuk u hodh në votim. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi më pas se ajo do të vijonte të ishte anëtare e partisë, por nuk do të ishte më pjesë e forumeve drejtuese.

Dy dite me parë, Elisa Spiropali reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, pas përjashtimit nga strukturat e Partisë Socialiste dhe nisjes së një procedimi nga SPAK ndaj bashkëshortit të saj, duke theksuar se nuk pendohet, nuk gjunjëzohet dhe nuk pret mëshirë nga askush.

Ish kryeparlamentarja dhe ish ministrja e Jashtme përdor metaforën e prerjes së kokës, duke thënë se edhe nëse të tjerëve iu duket sikur i kanë “prerë kokën” nuk e kanë mposhtur. Ajo e krahason veten me një krijesë mitologjike, duke thënë se, “po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera”.

Debatet e Spiropalit me Ramën në Asamblenë e PS

Spiropali ka kundërshtuar kritikat ndaj saj, duke deklaruar se veprimet e saj nuk e kanë turpëruar Partinë Socialiste, ndërsa ka drejtuar gishtin edhe ndaj personave që, sipas saj, kanë abuzuar me pushtetin.

“Nga veprimet e mia nuk është turpëruar PS. Ka ndër ne që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, atëherë më quani flamingo”, mësohet të ketë thënë Spiropali gjatë diskutimeve.

Ndërkohë, referuar mocionit të paraqitur nga Spiropali, burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama ka reaguar duke thënë: “Nuk i pranoj këto, parti e re, marrëveshje e re”.

Po ashtu, gjatë përplasjes në mbledhje, Rama mësohet t’i jetë drejtuar Spiropalit me fjalët: “Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë”.

Por përjashtimin e Spiropalit dhe të Ndrecës, e konfirmoi edhe Rama në Asamblenë e PS së Tiranës.

“Avokati i Veliajt i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku s’do të tolerohet më askush që sillet me popullin si e ëma e Zeqos në majë të thanës”, tha Rama.

Spiropali kërkoi dorëheqjen e Ramës

Në muajin tetor, në kulmin e protestave në Tiranë, Spiropali iu drejtua me nje leter te hapur kryeministrit Rama, ku i kerkonte atij dorëheqjen.

Në këtë letër, deputetja socialiste i kërkoi kryeministrit të mos fshihej pas shumicës parlamentare dhe të përballej drejtpërdrejt me qytetarët, duke i kërkuar një zgjidhje politike për krizën.

“Jep zgjidhje politike. Pa tabu, pa kufij dhe pa frikë. Dil përballë qytetarëve”, shkruante Spiropali.

Ajo kritikoi mënyrën e qeverisjes, duke ngritur shqetësime për korrupsionin, administratën, mungesën e meritokracisë dhe ndikimin e politikës mbi institucionet.


Shtuar më 24.11.2026 10:47

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet