Skip to content
24 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS- së, dy deputetë abstenojnë për vendimin…

ShkodraWeb 24 November, 2026
rama asamble elisa 2026

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar.

Vendimmarrja vjen pas përplasjeve të forta mes ish-kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që në Asamblenë e PS që u mbajt në Gjirin e Lalzit, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, po ashtu edhe të Plarent Ndrecës.

Në atë mbledhje, kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nga vetë Partia Socialiste nuk u hodh në votim. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi më pas se ajo do të vijonte të ishte anëtare e partisë, por nuk do të ishte më pjesë e forumeve drejtuese.

Gjatë mbledhjes në Gjirin e Lalzit u raportua edhe për replika mes kryeministrit dhe ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Në mbështetje të kësaj të fundit dolën Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, të cilët kundërshtuan përjashtimin e saj nga forumet drejtuese socialiste.

Por përjashtimin e Spiropalit dhe të Ndrecës, e konfirmoi edhe Rama në Asamblenë e PS së Tiranës.

“Avokati i Veliajt i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku s’do të tolerohet më askush që sillet me popullin si e ëma e Zeqos në majë të thanës”, tha Rama.

Spiropali kërkoi dorëheqjen e Ramës

Një nga momentet që shënoi distancimin e Spiropalit nga qëndrimet e kryeministrit ishte letra e hapur që ajo i drejtoi Edi Ramës në muajin tetor, në kulmin e protestave në Tiranë.

Në këtë letër, deputetja socialiste i kërkoi kryeministrit të mos fshihej pas shumicës parlamentare dhe të përballej drejtpërdrejt me qytetarët, duke i kërkuar një zgjidhje politike për krizën.

“Jep zgjidhje politike. Pa tabu, pa kufij dhe pa frikë. Dil përballë qytetarëve”, shkruante Spiropali.

Ajo kritikoi mënyrën e qeverisjes, duke ngritur shqetësime për korrupsionin, administratën, mungesën e meritokracisë dhe ndikimin e politikës mbi institucionet.

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 24 nëntor 2026…

TË FUNDIT

shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 24 nëntor 2026…

ShkodraWeb 24 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 24 nëntor 2026…

ShkodraWeb 24 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 24 nëntor 2026…

ShkodraWeb 24 November, 2026

TË FUNDIT

  • Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS- së, dy deputetë abstenojnë për vendimin… 24 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 24 nëntor 2026… 24 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 24 nëntor 2026… 24 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 24 nëntor 2026… 24 November, 2026
  • EMRAT – Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër cakton trajnerët e Kombëtareve rajonale të moshave… 23 November, 2026
  • VIDEO – Aksion antikanabis në Shkodër, arrestohen 10 persona, kapen 2600 rrënjë dhe 170 kg kanabis 23 November, 2026
  • RAPORTI – Reshjet dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika të lokalizuara në Qarkun e Shkodrës… 23 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 23 nëntor 2026… 23 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 23 nëntor 2026… 23 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 23 nëntor 2026… 23 November, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Unë duroj, rri pa ujë me ditë e me javë si deveja, pres si ariu sa të ikë dimri e të vijë behari 22 November, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – Triumfi i “Tano Fest”, nga e qeshura e publikut te zëri kritik i Muharrem Hoxhës… 22 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama asamble elisa 2026

Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS- së, dy deputetë abstenojnë për vendimin…

ShkodraWeb 24 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 24 nëntor 2026…

ShkodraWeb 24 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 24 nëntor 2026…

ShkodraWeb 24 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 24 nëntor 2026…

ShkodraWeb 24 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.