Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës për operacionin: S’po kërkoj botoks dhe mbjellje flokësh, dua ta zgjedhë familja ime mjekun që më fut në narkozë Dy persona, xhaxha e nip, janë kapur dhe ndaluar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohen se kanë tentuar të marrin me forcë një 42-vjeçar, me të cilin ishin konfliktuar disa orë më parë.
Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet S. J., 45 vjeç dhe S. J., 24 vjeç, banues në Gjinaj të Hasit, të cilët ishin shpallur në kërkim nga policia.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes tyre dhe 42-vjeçarit V. D. ka ndodhur më 20 nëntor 2026, për motive të dobëta. Disa orë më vonë, në aksin rrugor Kukës-Krumë, dyshohet se dy personat i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte 42-vjeçari, i shoqëruar nga një punonjës policie.
Më pas, ata dyshohet se kanë tentuar ta marrin me forcë 42-vjeçarin, duke e goditur me sende të forta dhe duke dëmtuar automjetin e tij.
Punonjësi i Policisë që ndodhej në automjet ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera policore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj dy të ndaluarve rëndojnë dyshimet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.
Ndërkohë për ngjarjen e ditës së djeshme në “Top Story” me Grida Dumën ka dhënë detaje edhe gazetari Eraldo Harlicaj. Harlicaj bëri me dije se ka komunikuar me të dëmtuarin, Valmir Demaj, i cili ka shprehur se ishte prerë në besë nga policia dhe se është dhunuar në prani të tyre.
“Dy persona që janë fërkuar me makina me pasqyra duke kërcënuar njëri tjetrin, pastaj kanë folur në telefon dhe janë kërcënuar sërish dhe një nga personazhet ka shkuar në komisariatin e Kukësit për të denoncuar
Gjatë rrugës për në komisariatin e Hasit është shoqëruar me një polic, pavarësisht se ka qenë me polic i shoqëruar pala kundërshtarë ka dalë në rrugë, ka sulmuar makinën me shkopa bejsbolli, kanë zbritur qytetarin dhe policin dhe i kanë keqtrajtuar. Qytetari është larguar në mal.
Kam folur me Valmir Demaj dhe tregoi se ishte prerë në besë nga ana e policisë, agresorët kanë dalë në prani të policisë dhe e kanë dhunuar
Polici më pas ka kërkuar përforcime dhe ka dërguar vendndodhjen e tij me Whatsapp.
Është hapur një hetim nga ana e AMP. Pikëpyetja e madhe është si janë larguar 2 agresorët e sot e kësaj dite nuk janë ndaluar”, tha Harlicaj.
Top Channel