Gjykata Penale e Tiranës shpalli të pafajshëm ish zyrtarin e lartë të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani. Breçani akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Çështja ndaj Breçanit kaloi për kompetencë nga Gjykata e Posaçme në Gjykatën e Tiranës. Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës u arrestua më 20 nëntor 2023 në kuadër të operacionit “Metamorfoza 2”. Breçani u hetua fillimisht nga SPAK pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky Encrochat.