Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidrodrini” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për konsumatorët në katër rrugë të qytetit të Pejës.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të bëhet për shkak të një rrjedhjeje të ujit në rrugën “Isa Demaj”.


Pa furnizim me ujë, nga ora 11:00 deri në orën 14:00, do të mbesin konsumatorët në rrugët “Isa Demaj”, “Toni Blair”, “Mbretëresha Teutë” dhe “Musa Haxhiu”.

KRU “Hidrodrini” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/