SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i akuzuar për mosdeklarimin e të ardhurave për blerjen e një apartamenti. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që dënimi me burg të koncertohet në 3 vite shërbim prove.
SPAK thotë se ka vërtetuar përmes hetimeve se në vitin 2010 Dogjani bleu një apartament 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash, ndërsa e deklaroi sikur ta kishte marrë në këmbim të konsulencave juridike si avokat.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim....









Komente
Komento