Tuesday / November 24 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Brezi që lind sot në Shqipëri mund të fitojë 42% më shumë nga përmirësimi i shëndetësisë dhe arsimit

Share Share Icon

Një fëmije në Shqipëri i mungon një vit shkollor krahasuar me një fëmijë në Kroaci dhe kur të dalë nga sistemi arsimor ka rezultate më të dobëta në të nxënë. Më vonë në jetë, kur të gjejë punë, ka shumë gjasa të punojë pa pagë.

Këto diferenca shpjegojnë pse Shqipëria mori vetëm 203 pikë në “Indeksin e Kapitalit Njerëzor Plus të Bankës Botërore për vitin 2025”, kundrejt 239 pikëve në Kroaci dhe 240 pikëve mesatarisht në Europë dhe Azinë Qendrore.

Indeksi, i cili ka një maksimum prej 325 pikësh, vlerëson se si ndikojnë shëndeti, arsimi dhe përvoja në punë në aftësinë e një fëmije të lindur sot për të punuar dhe për të fituar të ardhura kur të rritet.

Brenda Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet e treta, pas Serbisë, me 230 pikë, dhe Malit të Zi, me 219. Vendi ynë është pranë Maqedonisë së Veriut, me 202 pikë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina shënon 192 pikë dhe Kosova 171.

Në një skenar që përfshin përmirësime në të tria fushat, arsimin, punësimin dhe shëndetësinë Banka vlerëson se të ardhurat e ardhshme të brezit që lind sot në Shqipëri mund të ishin 42% më të larta, nëse vendi do të arrinte rezultatet e ekonomive me PBB të ngjashme për frymë dhe me kapital njerëzor më të zhvilluar.

Hendeku nis në shkollë

Arsimi është fusha ku Shqipëria ka diferencën më të madhe me mesataren e Europës dhe Azisë Qendrore. Banka Botërore e zbërthen këtë diferencë duke e krahasuar Shqipërinë me Kroacinë. Vitet e pritshme të shkollimit janë 11,9 në Shqipëri dhe 12,8 në Kroaci. Hendeku shihet edhe në atë që nxënësit arrijnë të mësojnë gjatë këtyre viteve.

Në matjen e harmonizuar të rezultateve të të nxënit, Shqipëria merr 441 pikë dhe Kroacia 491. Diferenca vazhdon në arsimin e lartë, ku treguesi i përfundimit arrin në 31% në Shqipëri dhe në 41% në Kroaci.

Sipas simulimit të Bankës Botërore, arritja e nivelit të Kroacisë vetëm në këta tre tregues arsimorë do ta ngrinte Shqipërinë nga 203 në 230 pikë. Në modelin e Bankës, një përmirësim i tillë do të rriste me rreth 27% të ardhurat e ardhshme të brezit që lind sot.

Në punësim, diferenca është te puna me pagë

Përqindja e të rriturve që punojnë është pothuajse e njëjtë në Shqipëri dhe në Kroaci, përkatësisht 76% dhe 77%. Por nga të rriturit që punojnë, 56% janë të punësuar me pagë në Shqipëri, kundrejt 87% në Kroaci. Mes të rinjve që punojnë, hendeku është edhe më i gjerë, me 49% në Shqipëri dhe 94% në Kroaci. Kjo është një nga arsyet pse Shqipëria mori vlerësime shumë të dobëta me vetëm 37 pikë në komponentin e punësimit.

Në shëndet, Shqipëria gjithashtu është në nivelin mesatar të Europës dhe Azisë Qendrore, me 46 pikë nga 50. Në këtë komponent, Banka mat mundësinë për të mbijetuar deri në moshën 60 vjeç dhe përqindjen e fëmijëve pa vonesë në rritjen fizike.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

Investimet nga Kosova në Shqipëri kanë kaluar vlerën e investimeve shqiptare në Kosovë. Statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se në mes...

5 hours më parë 5 Min Lexim

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Në Shqipëri, 39,2% e të anketuarve në vitin 2026 vlerësuan se cilësia dhe puna e institucioneve publike ishin përkeqësuar gjatë pesë viteve të fund...

5 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!