Atentati dje në Fier, shkon në 2 numri i viktimave. Në spital ndërroi jetë edhe Jakup Hasani, i cili mori 3 plumba në të shtënat me armë zjarri e që në oborrin e banesës së tyre në lagjen “1 Maji” lanë të vrarë shënjestrën e atentatit Selami Hasani, i njohur si Sel Çami.
47 vjeçari Jakup Hasani, nipi i Sel Çamit iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit. Një nga pistat që po hetohet lidhur me ngjarjen është hakmarrja ndaj xhaxhait të tij, i cili më 2002-shin vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë.
Ndërkaq, raportohet për 16 të shoqëruar dhe mësohet se autorët përdorën një makinë tip “Volvo” që rezultoi e vjedhur.