Interi, pa regji në mesfushë ndaj Stuttgartit, nuk do të jenë as Calhanglu dhe as Zielinski… Pasditen e së enjtes në Beograd do të hidhet shorti i Kampionatit Evropian të U21 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm nga 16 qershori deri në 3 korrik. Kombëtarja shqiptare, do të jetë në fazën finale të kompeticionit si skuadra e një prej vendeve organizatore së bashku me 15 skuadra të tjera.
Të 16 ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në 4 vazo me nga katër skuadra, një ndarje që është bërë në bazë të klasifikimit të koefiçentëve të UEFA për kombëtaret U21. Ndarja e skuadrave në vazo është e tillë:
Vazo 1 : Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia
Vazo 2 : Franca, Italia, Holanda, Kroacia
Vazo 3 : Polonia, Greqia, Finlanda, Norvegjia
Vazo 4 : Belgjika, Çekia, Serbia, Shqipëria
Kombëtarja shqiptare do të jetë në pozicionin B1, ndërkohë që A1 është për Serbinë, vendi tjetër organizator. Në fazën e parë, të 4 grupet e kompeticionit do të përbëhen nga 4 skuadra dhe dy ekipet e para të çdo grupi do të kualifikohen në çerekfinale për të vijuar më pas me gjysmëfinalet dhe finalen. Skema që përcakton çiftet çerekfinaliste është e tillë; fituesja e Grupit A do të përballet me ekipin e vendit të dytë të Grupit C, ndërsa fituesi i Grupit C do të luajë me vendin e dytë të Grupit A. Ndërsa fituesja e Grupit B do të luajë me të dytën e Grupit D dhe fituesja e Grupit D do të përballet me të dytën e Grupit B
Sfidat e UEFA EURO U-21 2027 do të zhvillohen në tetë stadiume, katër prej të cilave në Shqipëri. Stadiumet shqiptare që do të presin ndeshjet e këtij kompeticioni kaq të rëndësishëm janë: ‘Arena Kombëtare’ dhe ‘Arena e Demave’ në Tiranë, ‘Elbasan Arena’ në Elbasan dhe stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër. Evropiani U21 do të nisë në 16 qershor dhe do të mbyllet në 3 korrik të vitit të ardhshëm me Shqipërinë që do të jetë në qendër të vëmendjes në futbollin e Kontinentit të Vjetër.
Top Channel