Shifrat e publikuara nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore e Kosovës sa u përket investimeve mes dy vendeve nuk përputhen në nivelin e tyre, por që të dyja të dhënat konfirmojnë se për herë të parë investimet nga Kosova në Shqipëri kanë tejkaluar investimet nga Shqipëria në Kosovë.