Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani, për akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë. Seanca u shty për më 9 dhjetor.
Dënimi të konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Çështja lidhet me përfitimin e një apartamenti me sipërfaqe 128.4 metra katrorë në Tiranë, për të cilin Dogjani deklaronte se e kishte marrë nga një shoqëri ndërtimi, në këmbim të konsulencave juridike të ofruara dhe atyre që do të ofronte në të ardhmen.
Por, sipas hetimeve të SPAK-ut, apartamenti nuk është përfituar në këmbim të shërbimeve juridike, por qe blerë nga Dogjani përmes pagesave në para cash, në vlerën rreth 122 mijë euro.