Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e Volvos së autorëve para atentatit

24 Nëntor 2026 | 11:48

Automjeti që po shikoni në foto është makina tip Volvo, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit të djeshëm në Fier, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani dhe u plagos nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç, i cili më vonë ndërroi jetë.

Sipas raportimeve, fotoja e automjetit ka dalë pak para ngjarjes së rëndë, ndërsa makina mbante targa të dubluara, false.

Ndërkohë, vetëm disa minuta pas ekzekutimit të 60-vjeçarit, automjeti u gjet i djegur në zonën e Dërmenasit, brenda të cilit u gjetën dy armë, të dyshuara se janë përdorur nga autorët.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kamera trupi dhe IA për inspektorët e tatimeve”, Rama: Do monitorojmë aktivitetin e çdo punonjësi

Kryeministri Edi Rama këtë të martë mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se...
11:47 | 24/11/2026

Gara brenda PS në Korçë, gazetari zbulon emrat që duan të drejtojnë bashkinë! Vendos Peleshi

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi në një lidhje live me gazetaren Esmeralda Mulaj ka zbuluar detaje dhe emra nga radhët e PS-së që duan...
11:27 | 24/11/2026

Një pjesë e Prrenjasit pa energji prej gati 24 orësh pas stuhisë, OSHEE: Rikthimi pritet para mesditës

Stuhia që përfshiu Përrenjasin ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji prej gati...
11:11 | 24/11/2026