Rama prezanton sistemin e ri unik të masave administrative: Mbyllet epoka e gjobave në copa letre, policët dhe inspektorët e terrenit do pajisen me kamera trupore Pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia në zonën ku ndodhi atentati i një dite më parë, kanë hedhur dritë mbi lëvizjet e mundshme të autorëve.
Nga këqyrja paraprake e tyre dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy automjete. Njëri prej tyre, një automjet tip “Volvo”, është gjetur më pas i djegur në mbikalimin e Dërmenasit, ndërsa dyshohet se autorët janë shoqëruar edhe nga një automjet i dytë, i cili mund të ketë shërbyer për mbështetjen dhe largimin e tyre nga vendngjarja.
Sipas pamjeve të administruara nga grupi hetimor, personat që dyshohet se kanë kryer atentatin kanë qenë të veshur me rroba të zeza. Ndërkohë, automjeti i përdorur prej tyre dyshohet se ka pasur xhama të zinj, çka e ka vështirësuar identifikimin e personave që ndodheshin brenda tij.
Policia po vijon analizimin e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë në disa akse rrugore, me qëllim identifikimin e automjeteve dhe personave të përfshirë në këtë atentat të rëndë, ku humbën jetën dy persona
Top Channel