Opozita kërkon raportimin e Bordit të SHSKUK-së për listat e pritjes, pozita vë në pah investimet në pajisje mjekësore

Deputetët opozitarë kërkuan që Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) të paraqitet para Komisionit për Shëndetësi për të sqaruar listat e pritjes në institucionet shëndetësore. Deputetët e pozitës, ndërkaq, vunë në pah investimet dhe donacionet për pajisje mjekësore.

Në mbledhjen e komisionit u shqyrtua raporti me shkrim i Bordit të SHSKUK-së për pritjet në institucionet e kujdesit shëndetësor dytësor dhe tretësor, furnizimin me barna nga lista esenciale gjatë vitit 2026 dhe sigurimin e pajisjeve medicinale. Deputetët diskutuan edhe për vështirësitë në funksionimin e shërbimeve shëndetësore.

Të lidhura

None found

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, tha se numri i pacientëve në pritje mbetet shqetësues dhe se të dhënat nuk dëshmojnë përmirësim të qëndrueshëm. Sipas saj, në vitin 2023 në listë ishin 14 mijë pacientë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 10 mijë. Në qershor të vitit 2025 ai ishte sërish mbi 12 mijë, kurse në janar të këtij viti figuronin 12 mijë e 249 pacientë.

Deliu-Kodra përmendi edhe raportimet e ditëve të fundit për mbi 1 mijë e 300 pacientë që presin për koreografi, në shumicën e rasteve deri në një vit. Ajo kërkoi që Bordi i SHSKUK-së të raportojë para komisionit, përfshirë për mënyrën se si janë trajtuar gjetjet e auditimit të vitit 2024, të cilat evidentojnë shkelje. Meqë ishte përmendur edhe raporti i vitit 2025, deputetja kërkoi sqarime nëse bordi ka marrë përsipër të shqyrtojë të dhënat e vitit 2024, si dhe në cilat klinika janë shpërndarë rastet nga listat e pritjes.

Raportimin e bordit e kërkoi edhe deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi. Ajo tha se thirrja e tij është urgjente, në mënyrë që raporti, shqetësimet dhe kërkesat e ngritura të diskutohen edhe një herë në komision.

Nga pozita, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sylejman Meholli, vlerësoi pajisjet mjekësore të siguruara përmes donacioneve. Duke iu referuar raportit të vitit 2026, ai tha se vlera e tyre arrin në 1 milion e 139 mijë e 572 euro, çka, sipas tij, tregon bashkëpunim të mirë me donatorët dhe qasje pozitive nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), SHSKUK-ja dhe spitalet rajonale. Meholli shtoi se MSH-ja ka investuar edhe afër 4 milionë euro nga mjetet e veta në pajisje mjekësore. Ai tha gjithashtu se, deri në këtë fazë, komisioni ka pasur mundësi t’i ngrejë çështjet para ministrit më shumë se çdo komision tjetër në raport me ministrin përkatës.

Deputeti tjetër i LVV-së, Naim Bardiqi, tha se SHSKUK-ja, si organizatë buxhetore, ka mbi 3 mijë e 800 shtretër dhe se mungesa e pajisjeve është një nga arsyet e listave të gjata të pritjes. Sipas tij, paqëndrueshmëria në krijimin e organeve, mungesa e qëndrueshmërisë qeverisëse dhe zgjedhjet e shpeshta kanë ndikuar drejtpërdrejt në ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Botërore. Ai tha se në këtë marrëveshje ishin paraparë rreth 20 milionë euro për shëndetësinë, kryesisht për digjitalizimin, ndërhyrjet në fëmijërinë e hershme dhe një projekt të ri për menaxhimin e mbeturinave mjekësore, të cilin e cilësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm.


Shtuar më 24.11.2026 11:52

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet