Kronikë
GJKKO shpall moskompetencën për kërkesën e Erion Veliajt për ndërhyrje kirurgjikale
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur të mos shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar.
Sipas vendimit, kërkesa nuk ka bazë ligjore për t’u shqyrtuar nga kjo gjykatë, pasi kompetenca për trajtimin e saj i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Për rrjedhojë, GJKKO ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së Veliajt, duke ia lënë në dorë autoriteteve të sistemit penitenciar trajtimin e mëtejshëm të saj.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




