• Kontakt
Tuesday, November 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

Vjedhja e Postës Durrës, si “Big Brother”/ Çifti Mataj “akuzon” Etleva e Boge Budini. “Skema shkon lart”

12:03 : 24/11/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokurori i Durrësit, Gazmend Frëngu, e kuptoi shumë shpejt që ajo që nisi si një histori ordinere vjedhjeje brenda Filialit të Postës Shqiptare në Durrës, ishte një skemë shumë më e zgjeruar, e zgjatur ndër vite dhe me përfshirjen e një numri të konsiderueshëm personash.

Në Korrik 2026, pas hetimeve të kryera prej tij, fillimisht u vendos nën arrest shtëpie drejtoresha e Postës, Elisabeta Mataj, e dyshuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Më tej, u arrestua bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, i dyshuar për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Për prokurorinë e Durrësit, burri i drejtoreshës kishte krijuar një sistem paligjshmërie, nëpërmjet të cilës “gjobiste” nga 40 mijë deri në 100 mijë lekë në muaj drejtuesit e degëve të ndryshme të Postës.

Në foto: Elisabeta Mataj, ish-drejtoresha e Filialit të Posta Shqiptare në Durrës

Të gjendur nën këtë goditje të rëndë penale, dy bashkëshortët Mataj kanë vendosur të reagojnë në mënyrën që e kanë vlerësuar më të mirën për ta. Elisabeta Mataj ka mohuar që të jetë përfshirë në vjedhje. Madje, ajo ka deklaruar se është përpjekur që t’i vendos kufi një sistemi vjedhjeje, të krijuar ndër vite në filialin e Postës Shqiptare.

Lexo edhe:

Elisabeta Mataj kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Durrësit ia kalon çështjen GJKKO-së

Lala zbërthen skemën e vjedhjes në Postën e Durrësit

Shigjetat e saj drejtoreshin tek paraardhësja, Etleva Budini, sot deputete e Partisë Socialiste, si edhe tek bashkëshorti i saj, Boge Budini, një funksionar i rëndësishëm në Policinë e Shtetit, aktualisht drejtor i Kufirit dhe Emigracionit në Policinë e Tiranës.

Burime nga Prokuroria e Durrësit deklaruan për “Boldnews.al” se Fetah Mataj, madje, është përplasur me prokurorin e çështjes gjatë një seance gjyqësore, ku i ka kërkuar me ashpërsi se përse nuk e zgjeron hetimin për vjedhjet e pretenduara në vitet 2020-2025, kur Filiali i “Posta Shqiptare” në Durrës është drejtuar nga Etleva Budini.

Natyrisht, i arrestuari Fetah Mataj nuk ishte në dijeni të veprimeve që po kryheshin në mënyrë sekrete nga prokurori Frëngu. Përgjatë 4 muajsh hetime, prokurori ka krijuar bindjen se vjedhja e rreth 700 mijë eurove mund të jetë maja e ajsbergut e një skeme që mund të arrijë vlera shumë më të larta.

Ilia Ilia, avokati i Elisabeta Mataj, deklaroi pak ditë më parë se shifra e vjedhur ndër vite në filialin e Durrësit shkon në të paktën 3.6 milionë euro. Deklarimet e avokatit vlerësohen me rezervë, pasi ai është në rolin e tij funksional.

Në foto: Avokati Ilia Ilia

Megjithatë, shumë gjëra mbeten për t’u sqaruar, pasi vetë prokurori i çështjes kërkoi që gjykata e Durrësit të shpallë moskompetencën dhe rasti të hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për veprën penale të “grupit të strukturuar kriminal”.

Jo vetëm kaq. Prokuroria e Durrësit dyshon se në skemë është përfshirë një zyrtare me mandat deputeti, Etleva Budini. Dhe kjo ishte një arsye më shumë që çështja të kalojë për hetim në Prokurorinë e Posaçme.

“Skema shkon lart”

Në rutinën e proceseve gjyqësore ndodh rëndom që personat e akuzuar për kryerjen e veprave penale t’ua ngarkojnë përgjegjësinë individëve të tjerë, në përpjekje për të shfajësuar pozicionin e tyre.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur me bashkëshortët Elisabeta e Fetah Mataj. Gjatë pyetësorit në prokurori dhe në seancat gjyqësore, ata kanë deklaruar se “skema e vjedhjes” ka ekzistuar prej vitesh në filialin e Postës në Durrës.

Madje, siç pretendojnë burimet e Prokurorisë për “Boldnews.al” ata kanë deklaruar se sistemi i vjedhjes është mbuluar shpesh edhe nga “lart”, duke iu referuar Drejtorisë së Përgjithshme të Postës, në Tiranë.

Në foto: Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Durrës, Elisabeta Mataj

Në pretendimet e përmendura në aktet hetimore thuhet se ish-drejtuesja dhe punonjësit e Postës nuk kanë arkëtuar në institucionet përkatëse shuma të konsiderueshme, të cilat mblidheshin nga arkëtimet për shërbime të ndryshme, përfshirë pagesat për legalizimet, pagesat për kopshtet e çerdhet, për Hipotekën, gjobat e automjeteve, e të tjera të ngjashme.

Po sipas pretendimeve të paraqitura gjatë procesit hetimor në Durrës, mungesat e konsiderueshme në arkën e Postës së Durrësit mbuloheshin në mënyrë “diskrete” nga të ardhurat e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave, në “një manovër për të fshehur” atë që ndodhte në filialin e drejtuar nga Etleva Budini.

Bashkëshortët Mataj janë të bindur se veprimtaria e paligjshme e ish-drejtoreshës Budini mbulohej nga bashkëshorti i saj, Boge Budini, funksionar i rëndësishëm në Policinë e Shtetit.

Në foto: Boge Budini, drejtori i Kufirit dhe Emigracionit Tiranë, bashkëshort i deputetes Etleva Budini

Natyrisht, të gjitha këto deklarime janë, për momentin, vetëm pretendime të dy personave të ngarkuar me përgjegjësi penale. Vërtetësia e tyre është ende herët të provohet ose të rrëzohet.

Aktualisht, hetimet po udhëhiqen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Fundjavën e kaluar, Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencën për dosjen hetimore, e cila e ka zanafillën në qershor të këtij viti.

Etleva Budini: Mos i jepni lekë Fetahut

Një përplasje e brendshme mes drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe shefes së Financës, Valbona Duni, nxiti një kontroll financiar të Drejtorisë së Përgjithshme të Postës në filialin e saj në Durrës.

Punonjëset kishin njoftuar eprorët e tyre, si edhe i kishin dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, për shkeljet e pretenduara në zyrat e tyre. Kontrolli financiar dhe më tej hetimi penal i Prokurorisë së Durrësit krijuan dyshimet se nga arkat e Postës ishin vjedhur të paktën 700 mijë euro.

Në foto: Etleva Budini, deputete e PS, ish-drejtoresha e Filialit të Posta Shqiptare, Durrës

Pas këtij konstatimi, gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi masat e “arrestit në shtëpi” për drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, shefen e Financës, Valbona Duni dhe një punonjësve tjetër, Paola Dana.

Pas zbërthimit të telefonave të tyre, Prokuroria e Durrësit krijoi dyshimet se bashkëshorti i drejtoreshës, shtetasi Fetah Mataj, i kërcënonte punonjëset me vendin e punës, nëse ato nuk i dorëzonin shuma të ndryshme monetare në formën e “gjobës”.

Disa nga punonjëset që kanë dhënë deklarimet në Prokurorinë e Durrësit thanë se ato kanë qenë shumë të shqetësuara për këtë “gjobvënie”. Madje, disa prej tyre kanë deklaruar se “kemi folur me ish-drejtoreshën, Etleva Budini, e cila na ka thënë që të mos i japim para Fetahut”.

Në aktet e konsultuara nga “Boldnews.al” nuk jepen detaje shteruese se përse ish-vartëset e saj në Postë ankoheshin tek Etleva Budini. Ndoshta e kanë menduar si një “derë” ku të ankoheshin për situatën, nisur edhe nga fakti që tashmë ish-drejtoresha ishte veshur me mandatin e rëndësishëm politik të deputetit.

LEXO EDHE:

“Mos i hëngërt ishalla!”/ Detajet, si burri i drejtoreshës “gjobiste” punonjëset e Postës Durrës

Etiketa: Boge BudiniElisabeta MatajEtleve BudiniFetah Matajposta shqiptare durres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elisabeta Mataj kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Durrësit ia kalon çështjen GJKKO-së

10:29 : 20/11/2026
AKTUALITET

Lala zbërthen skemën e vjedhjes në Postën e Durrësit

21:58 : 19/11/2026
AKTUALITET

“Mos i hëngërt ishalla!”/ Detajet, si burri i drejtoreshës “gjobiste” punonjëset e Postës Durrës

10:28 : 19/11/2026
AKTUALITET

‘Gjobat’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

12:18 : 08/10/2026
AKTUALITET

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:13 : 04/10/2026
AKTUALITET

Ky është gjyqtari që liroi nga burgu ish-drejtoreshën e Postës të akuzuar për vjedhje

19:50 : 25/09/2026
Para

Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç!

TË GJITHA

Përjashtimi i Spiropalit/ Balla: Vendimi është në zbatim të rregullores! Ndodh edhe në BE

12:35 : 24/11/2026

Atentati i dyfishtë në Fier, zbardhen detaje: 4 armë në makinën e djegur, “Volvo” e vjedhur në Suedi!

12:32 : 24/11/2026

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

12:15 : 24/11/2026

Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç!

12:05 : 24/11/2026

Vjedhja e Postës Durrës, si “Big Brother”/ Çifti Mataj “akuzon” Etleva e Boge Budini. “Skema shkon lart”

12:03 : 24/11/2026

Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, dyshohen për 17 grabitje banesash dhe përplasje me policinë

12:00 : 24/11/2026

Akuza për fshehje pasurie, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani

11:49 : 24/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com