GJKKO për kërkesën e Veliajt: Shërbimin shëndetësor e garanton Drejtoria e Burgjeve

24 Nëntor 2026 | 12:08

GJKKO këtë të martë gjatë seancës gjyqësore ka deklaruar moskompetencë lidhur me kërkesën e paraqitur për situatën shëndetësore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke vënë në dukje se organizimi i ofrimit të shërbimit shëndetësor i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bazë të ligjit për trajtimin e personave të paraburgosur dhe të dënuar.

Gjatë seancës, palët shfaqën qëndrime të kundërta mbi vijimin e procesit dhe gjendjen aktuale të tij. Avokati Plarent Ndreca kërkoi të mos vijojë seanca duke iu referuar deklaratës së lexuar në sallë të Veliajt, megjithëse theksoi se vullneti i klientit të tij ka qenë të marrë pjesë vetë në gjyq. Ai ngriti pretendime për pengesa në komunikimin me klientin dhe për gjendjen e tij fizike.

Diskutimet:

Plarent Ndreca: Nuk jemi në kushtet për të vijuar seancën referuar deklaratës që sapo lexuat, ndonëse vullneti i tij ka qenë të vijë vetë në proces. Dje kërkova të takohem dhe të konsultohem me klientin, edhe për sa i takon qëndrimeve që do të mbanim.

Duhet të diskutoja me ta disa elemente që të marrë konfirmimin e tij për mbrojtjen që kemi përgatitur, e kemi gati por ka dinamika që ndryshojnë dhe duhet ti konfirmoj. Siç e patë nuk u lejova sa u detyrova të thërras mediat që ta kem si provë. Kemi kërkuar nga ju që të shpreheni me një vendim urgjent sepse situata e tij shëndetësore është antinjerëzore dhe anti-humane. Është me qetësues, me dhimbje dhe paterica

Ols Dado: Qëllimet janë të mësuara. Ne kemi informacionet tona mjekët nuk mendojnë kështu për pamundësinë e pjesëmarrjes në gjyq. Ne kërkojmë vijimin e seancës. Nuk ka prova për pretendimin e ngritur. Nëse do të kthejmë në debat gjyqësor çështjen ku duhet bërë operacioni, dakort.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të...
12:08 | 24/11/2026

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e Volvos së autorëve para atentatit

Automjeti që po shikoni në foto është makina tip Volvo, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit të djeshëm në Fier, ku...
11:48 | 24/11/2026

“Kamera trupi dhe IA për inspektorët e tatimeve”, Rama: Do monitorojmë aktivitetin e çdo punonjësi

Kryeministri Edi Rama këtë të martë mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se...
11:47 | 24/11/2026