Arrestohen edhe katër të dyshuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Dukagjinin se katër persona janë arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo dyshimet që rëndojnë ndaj tyre.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Peja, dyshohet se u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës.
Rasti kishte nxitur reagime të shumta publike, ndërsa institucionet kanë nisur edhe hetime për të sqaruar nëse ka pasur neglizhencë apo mosveprim nga zyrtarët përgjegjës në trajtimin e rasteve të mëparshme të saj.















