Drejt përfundimit drafti i ri për Dhomat e Specializuara

Projektligji i ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të jetë gati brenda kësaj jave dhe më pas t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për votim. Kryeministri Albin Kurti tha se ekspertët që po merren me draftin pritet ta përmbyllin së shpejti punën.

Për nismën kanë rënë dakord dy partitë më të mëdha të Kosovës: Lëvizja Vetëvendosje, që është në pushtet, dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në opozitë. Dakordësia vjen pas disa javësh paqartësie për ligjin e parë, të miratuar nga Kuvendi më 6 tetor dhe të kthyer për rishqyrtim pas vetos së Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Të lidhura

None found

Përpjekjet për të ndryshuar ligjin për Dhomat e Specializuara nisën pas dënimit për krime lufte të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Një javë më parë, një panel tjetër i Gjykatës e dënoi Thaçin edhe për pengim të administrimit të drejtësisë.

Pas takimit me Kurtin, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, tha se nisma e re për ligjin gëzon unitet politik dhe qytetar. Ajo kujtoi se Lëvizja Vetëvendosje ishte kundërshtare politike e PDK-së kur ligji u procedua dhe u miratua, sikurse është edhe sot. Megjithë dallimet e thella politike për qeverisjen, sipas Çitakut, UÇK-ja mbetet një vlerë e përbashkët. Ajo shtoi se nisma nuk i përket më vetëm PDK-së, por ka edhe mbështetjen e institucioneve të Kosovës.

Pas vendimit të shkallës së parë, të dhënë më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, autoritetet e Kosovës ngritën një grup punues për të hartuar strategjinë lidhur me procedurat e apelimit para Dhomave të Specializuara.

Kurti tha se grupi shtetëror punues vijon ta konsiderojë aktgjykimin e shkallës së parë të padrejtë, si nga pikëpamja juridike, ashtu edhe nga ajo morale. Sipas tij, Qeveria po punon që vendimi të korrigjohet në shkallën e Apelit pranë Dhomave të Specializuara.

Grupi drejtohet nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, dhe përfshin përfaqësues të Kuvendit të Kosovës. Presidentja Justina Shiroka-Pula ka shprehur mbështetjen për të, me synimin që veprimet institucionale e diplomatike të bashkërendohen për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përpjekja e Kuvendit për ndryshime ligjore po shoqërohet edhe me debat juridik, ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk ka marrë ende formë të prerë. Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, i tha më herët DW-së se aktgjykimet kanë rëndësi të madhe si në aspektin juridik, ashtu edhe në atë politik.

Miftaraj kujtoi se Gjykata Speciale u themelua nga vetë Republika e Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit përkatës, me pritjen që drejtësia të jepej sipas standardeve më të larta ndërkombëtare për një proces të drejtë e të paanshëm. Megjithatë, sipas tij, zhvillimi i procesit ka krijuar përshtypjen se gjyqtarë, prokurorë dhe faktorë të caktuar ndërkombëtarë i kanë trajtuar si të akuzuarit, ashtu edhe Kosovën, me mosbesim, paragjykim dhe shpesh me një qasje nënçmuese.

Ai vlerësoi se reagimet dhe kundërshtimet në Kosovë duhen parë edhe përmes kontekstit historik e emocional të luftës, si dhe përvojës së qytetarëve gjatë saj dhe pas përfundimit të saj.

Ndryshimet e miratuara në fillim të tetorit nuk synonin mbylljen e Gjykatës. Ato parashihnin, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të saj, ngushtimin e periudhës kohore dhe të territorit për të cilin mund të gjykojë, si dhe uljen në 15 vjet të dënimit maksimal me burgim. Në ndryshime përfshihej edhe mundësia e vuajtjes së dënimeve në Kosovë.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian vazhdojnë të shprehin shqetësim për nismat që synojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Në një takim të mëhershëm të ministrave të Jashtëm të BE-së, komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e kritikoi ashpër vendimin e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur të papranueshëm dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare të sundimit të ligjit.


Shtuar më 24.11.2026 12:15

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet