Tuesday / November 24 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Falja me kusht, Tatimet: 6 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

Share Share Icon

Administrata tatimore ka njoftuar bizneset se kanë edhe 6 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dorë nga proceset gjyqësore dhe për të përfituar nga Falja me Kusht.

Subjektet që duan të përfitojnë nga masat lehtësuese duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi apo rekursi.

Akti paraqitet me kërkesë zyrtare nga subjekti, përpara pagesës së detyrimit principal.

Për të përfituar nga masat lehtësuese:

1. Paraqisni pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi apo rekursi.

2. Akti paraqitet me kërkesë zyrtare nga subjekti.

3. Kërkesa duhet të dorëzohet përpara pagesës së detyrimit principal.

Ligji i fshirjes së detyrimeve parashikon që tatimpaguesit që janë në proces ankimi administrativ ose gjyqësor mund të përfitojnë nga dispozitat e ligjit vetëm nëse heqin dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë, ankimit ose rekursit, sipas përcaktimeve ligjore.

Paraqitja e aktit nga ana e subjektit, do të kryhet me kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, duke filluar nga data 10.06.2026 përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal, por jo më vonë se data 30.11.2026.

Ligji për faljen e detyrimeve tatimore hyri në zbatim në vitin 2026 dhe synon të pastrojë një pjesë të stokut të vjetër të borxhit tatimor, të rrisë arkëtimet dhe të lehtësojë barrën e detyrimeve të akumuluara për bizneset dhe tatimpaguesit.

Ligji nr. 86/2025 parashikon fshirjen ose shuarjen e një pjese të detyrimeve tatimore të papaguara, si dhe të gjobave e kamatëvonesave, me kushte të ndryshme në varësi të periudhës së detyrimit.

Për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014, ligji përcaktonte fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore, së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat. Përjashtim bëjnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për të cilat nuk fshihet principali.

Sipas të dhënave të administratës tatimore në fazën e parë të zbatimit të ligjit përfituan mbi 22 mijë tatimpagues të tjerë kanë përfituar nga procesi, me 60 mln euro detyrime të fshira/shuara.

Tatimet: 20 mijë subjekte përfituan nga falja me kusht 60 mln euro detyrime të papaguara

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Heqja nga kalendari i akcizës nuk ndalon tregtimin e qeskave me nikotinë

Nga Fatmir Kazazi, konsulent fiskal Arsyeja e këtij shkrimi është një gabim, në gjykimin tim, i bërë gjatë shqyrtimit të paketës fiskale 2027 në Ko...

2 hours më parë 5 Min Lexim

Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet

Rënia e euros ka sjellë që pas 23 vitesh çmimet e apartamenteve në vend të tregtohen në monedhën vendase. Për agjentët imobiliarë, ndryshimi i nisu...

6 hours më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!