Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati i rëndë i ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen “1 Maji” të Fierit. Pas ekzekutimit në vendngjarje të 60-vjeçarit Selami Hasani, i njohur ndryshe me nofkën “Sel Çami”, ka ndërruar jetë në spital edhe nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç. Ky i fundit mori tre plumba në trup duke u plagosur rëndë.