Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi i PS-së, Balla: Më vjen keq që shkuam në këtë vendimmarrje
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së.
Në një prononcim për mediat, Balla tha se vendimmarrja është marrë në përputhje me statutin dhe rregulloren e grupit, ndërsa shprehu keqardhje që është arritur deri në këtë pikë.
“Pas 9 vitesh në grupin parlamentar, mua më vjen keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje, por për këtë legjislaturë kemi një vendim që është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores”, u shpreh Balla.
Ai bëri të ditur se në fund të mbledhjes është diskutuar edhe për organizimin dhe disiplinën e brendshme të Partisë Socialiste, çështje për të cilat theksoi se nuk do të diskutojë me mediat.
Balla njoftoi gjithashtu se dokumentacioni lidhur me vendimmarrjen e Asamblesë dhe zbatimin e rregullores së grupit do t’i vihet në dispozicion Kuvendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




