Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të martë, më 24 nëntor 2026, nafta do të shitet me jo më shumë se 195 lekë për litër, nga 201 lekë që ishte më parë.
Me çmimet e reja, shitja me shumicë e naftës do të jetë 183 lekë për litër. Kjo është hera e parë që çmimi i saj me pakicë zbret nën 200 lekë për litër që prej rishfaqjes së Bordit të Transparencës.
Edhe benzina pëson një ulje të lehtë, duke zbritur nga 160 në 159 lekë për litër në shitjen me pakicë, ndërsa çmimi me shumicë është caktuar në 147 lekë.
Për gazin që përdoret nga automjetet, çmimi maksimal do të jetë 69 lekë për litër me pakicë dhe 57 lekë me shumicë.
Çmimet e reja janë përcaktuar në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve.












