Spiropali përjashtohet nga grupi i PS-së, gazetarja zbardh debatet mes socialistëve

24 Nëntor 2026 | 11:20

Pas një mbledhjeje 90-minutëshe në kryesinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të përjashtojë deputeten Elisa Spiropali, pas propozimit të hedhur në votim nga kreu i grupit, Taulant Balla.

Sipas detajeve të sjella nga gazetarja e Euronews, Eksiola Shehu, Spiropali nuk ishte e pranishme në mbledhje, ndërsa propozimi u miratua nga deputetët e pranishëm me përjashtim të Erion Braçes dhe Bledi Çuçit, të cilët abstenua.

Sipas gazetares, gjatë mbledhjes, teksa Klosi po sqaronte vendimet e Asamblesë, pati debate dhe replika mes deputetëve. Shehu tregon se Bledi Çuçi, njëri prej dy deputetëve që abstenuan, doli në mbrojtje të Spiropalit. Ai i kërkoi llogari Klosit nëse Asambleja e PS-së kishte marrë realisht një vendim për të dhe cili ishte ky vendim.

 “Një orë e 30 minuta ka zgjatur në kryesinë e Kuvendit mbledhja e grupit parlamentar socialist, i cili ka prodhuar në fund përjashtimin e Elisa Spiropalit nga ky grup parlamentar socialist.

Ka qenë kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka hedhur në votim këtë propozim për të përjashtuar deputeten socialiste Elisa Spiropali. I gjithë grupi parlamentar i pranishëm ka votuar pro, me përjashtim të dy deputetëve, Erjon Braçe dhe Bledi Çuçi. Kujtojmë që më 14 nëntor Elisa Spiropali u përjashtua nga forumet e Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, deklaroi se nuk do të ishte më pjesë as Elisa Spiropali dhe as Plarent Ndreca në forumet drejtuese të Partisë Socialiste, që përfshinë kryesinë, asamblenë, kongresin dhe tanimë edhe grupin parlamentar socialist.

Propozimi është bërë nga Taulant Balla si kryetar i grupit parlamentar socialist, në mbledhje është hedhur në votim. Të gjithë deputetët kanë votuar pro, me përjashtim të dy deputetëve, Erjon Braçe dhe Bledi Çuçi, të cilët kanë abstenuar. Në këtë mënyrë, Partia Socialiste nga 82 deputetë, me largimin e Mariana Koçekut shkon në 81, me përjashtimin e Elisa Spiropalit. Vetë Elisa Spiropali mësohet se nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së sotme të grupit parlamentar. Jo vetëm në fakt Taulant Balla ka folur në këtë mbledhje, por ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili ka sqaruar edhe vendimet e asamblesë. Ndërkohë nga ana tjetër, Taulant Balla si kryetar i grupit parlamentar socialist ka kërkuar nga deputetët autorizim për të folur me deputeten Elisa Spiropali, në mënyrë që t’i komunikonte pikërisht përjashtimet si nga forumet, por edhe nga grupi parlamentar.

Ndërkohë, duhet thënë se në një farë mënyrë njëri nga deputetët që ka abstenuar, këtu e kam fjalën për Bledi Çuçin, ka shfaqur edhe një mbrojtje, nëse mund ta konsiderojmë kështu, ndaj Elisa Spiropalit. Ai i ka kërkuar llogari në këtë mënyrë Blendi Klosit, duke i thënë nëse është marrë vendim apo jo dhe çfarë vendimi në Asamblenë e Partisë Socialiste për Elisa Spiropalin, dhe nga ana tjetër ai ka deklaruar se ne për një projektligj marrim dhe dëgjojmë miqtë dhe ministrat, pra nëse ne vendosim që ta thërrasim dhe ta dëgjojmë zonjën Spiropali”, u shpreh gazetarja Shehu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla për Spiropalin: Kemi marrë vendim fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për mediat pas votimit për largimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së....
12:40 | 24/11/2026

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, policia nis hetimet! Dyshimet e para (VIDEO)

Një shpërthim u regjistrua në orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Athinës në lokalin në pronësi të një shqiptari. Dëshmitarë okularë...
12:20 | 24/11/2026

Gara për zgjedhjet lokale! A kanë studentët një kandidat në Shkodër? E zbulon gazetari

Përgatitjet për zgjedhjet lokale po marrin formë në Qarkun e Shkodrës, ku emra të ndryshëm politikë po qarkullojnë brenda Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ndërsa...
12:17 | 24/11/2026