Kosova e Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

24 Nëntor 2026 | 12:51

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se të dy gjeneralët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake, duke vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak përbën një dimension të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe institucional të të dy forcave.

Përveç bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak, thuhet se është diskutuar edhe për bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Gjenerallejtënant Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy forcave, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të njohurive dhe aftësive profesionale të personelit ushtarak”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka ndarë një rrëfim emocional pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë. Syla ka treguar se...
12:15 | 24/11/2026

Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit brenda armës, dërgohet në QKUK

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është lënduar pas shpërthimit të municionit brenda armës në Babaj të Bokës. I lënduari është transportuar...
20:38 | 23/11/2026

50 milionë euro mbështetje për Kosovën, Shiroka Pula pret diplomatin e Luksemburgut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. Në takim është...
17:06 | 23/11/2026