Report Tv zbardh detaje të reja nga atentati në Fier ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakupi. Automjeti tip Volvo, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët, rezulton i vjedhur në Suedi në vitin 2023, rreth tre vite më parë.
Makina ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Morinës, ndërsa targat që mbante dyshohet se ishin të falsifikuara. Ato i përkisnin një automjeti tjetër të së njëjtës markë, ndërsa ishin prodhuar me material plastik. Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, policia ka gjetur katër armë zjarri, tre prej të cilave të pajisura me silenciator. Sipas burimeve, në Volvo dyshohet se kanë udhëtuar katër persona.
Tre prej tyre mendohet të kenë zbritur nga makina dhe janë afruar pranë banesës, në zonën ku ndodhi atentati.
Lajmi kryesor:
Atentati mafioz ndaj ‘Sel Çamit’ në Fier, vdes në spital edhe nipi i tij! FOTO e makinës së vjedhur së 4 autorëve para banesës! Brenda gjenden 4 armë, targa të falsifikuara





