Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona të tjerë! Mes tyre edhe ish-vjehrra e ish-kunati

24 Nëntor 2026 | 12:58

Zhvillime të reja raportohet se kanë ndodhur në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Sipas raportimeve, së fundmi janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, nën dyshimin për përfshirje në rastin e vrasjes së 49-vjeçares.

Në mesin e të arrestuarve thuhet se janë ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe ish-kunati Driton Sylaj, të cilët dyshohen për shtyrje për kryerjen e vrasjes.

Arrestimet janë realizuar në kuadër të zgjerimit të hetimeve, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë kryer edhe bastisje dhe janë sekuestruar prova.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet ish-kunati, Albert Sylaj, ndërsa rasti kishte nxitur reagime të shumta edhe për shkak të rrethanave që i paraprinë ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova e Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së...
12:51 | 24/11/2026

“ZOT” – Një gjyq mbi jetën, lirinë dhe dinjitetin njerëzor! Një bashkëpunim teatror Shqipëri-Kosovë

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në bashkëpunim me Teatrin e Gjilanit, sjell në skenë shfaqjen “ZOT”, bazuar në veprën “GOTT” të dramaturgut dhe shkrimtarit gjerman...
12:39 | 24/11/2026

Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka ndarë një rrëfim emocional pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë. Syla ka treguar se...
12:15 | 24/11/2026