Mbytja e korvetës ruse “Merkury” në portin e Bengazit, pas një sulmi të koordinuar me dronë lundrues ukrainas, ka shtuar shqetësimet në Athinë për përhapjen e rrezikut të konflikteve në Mesdhe. Athina druhet se sulme të tilla mund të hapin një front të ri në Mesdheun Lindor, duke rrezikuar jo vetëm lundrimin tregtar, por edhe anijet e mëdha turistike. Shqetësimet janë shtuar edhe nga zbulimi i një droni të ngjashëm nga peshkatarët grekë në Lefkada, majin e kaluar. Në përgjigje të situatës, Greqia ka vendosur një skuadrilje raketash të Marinës në Detin Jon, ndërsa një fregatë është stacionuar në Mesdheun Qendror në kuadër të operacionit “Irene” të Bashkimit Europian.