Pamjet e kamerave të sigurisë ku ndodhi atentati me dy viktima në Fier, kanë hedhur dritë mbi lëvizjet e mundshme të autorëve. Nga këqyrja paraprake e tyre dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy automjete. Njëri prej tyre, një automjet tip “Volvo”, është gjetur i djegur në mbikalimin e Dërmenasit, ndërsa dyshohet se autorët janë shoqëruar edhe nga një automjet i dytë, i cili mund të ketë shërbyer për mbështetjen dhe largimin e tyre nga vendngjarja.