Katër persona raportohet se janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, 49-vjeçares nga Peja, e cila u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë.
Sipas informacioneve të para, të arrestuarit janë të afërm të familjes së ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylajt.
Mes tyre është edhe ish-vjehrra e Arlindës, Nurije dhe ish-kunati i saj Driton Sylaj.
Arlinda dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, në një ngjarje që tronditi opinionin publik në Kosovë.
Rasti nxori në pah dështimet e institucioneve për ta mbrojtur viktimën, pavarësisht se ajo kishte kërkuar ndihmë në vazhdimësi dhe kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtës.
Vrasja nxiti reagime të shumta dhe protesta, me kërkesa për drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse.

