Një pjesë e Përrenjasit pa energji prej gati 24 orësh pas stuhisë, OSHEE: Rikthimi pritet para mesditës

24 Nëntor 2026 | 11:11

Stuhia që përfshiu Përrenjasin ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji prej gati 24 orësh, pas një defekti të konstatuar mesditën e së hënës.

Sipas OSHEE-së, dëmtimi është evidentuar në një linjë nëntokësore, duke vështirësuar lokalizimin e pikës së defektit dhe ndërhyrjen për riparimin e saj. Fillimisht, ekipet kanë punuar për identifikimin e zonës së dëmtuar, ndërsa më pas është bërë e nevojshme hapja e terrenit për të mundësuar riparimin.

Për rikthimin e furnizimit janë angazhuar tre grupe pune, të cilat po vijojnë ndërhyrjen në terren. OSHEE ka bërë me dije se energjia elektrike pritet të rikthehet përpara mesditës së sotme.

Ndërprerja e zgjatur ka vështirësuar aktivitetin e bizneseve dhe jetesën e familjeve, veçanërisht për shkak të temperaturave të ulëta. Gjatë natës së kaluar, temperaturat në Prrenjas kanë zbritur deri në 1 gradë Celsius, duke e bërë edhe më të ndjeshme mungesën e energjisë për banorët që e përdorin atë për ngrohje.

Pas afro 24 orësh pa energji, banorët presin përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit në zonat e prekura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehet energjia elektrike në Përrenjas, OSSH riparon fiderin e dëmtuar

Është rikthyer në funksion të plotë rrjeti elektrik në Përrenjas, pas një ndërprerje nga stuhia e djeshme. Sipas raportimeve, ekipet e OSSH punuan për vendosjen...
13:53 | 24/11/2026

SPAK sugjeron që Veliaj të marrë pjesë në seancat e ardhshme me videokonferencë, GJKKO: Konsultë me Burgjet

Në përfundim të seancës së sotme, prokurori Altin Dumani i ka sugjeruar gjykatës mundësinë që seancat e ardhshme të Erion Veliajt të zhvillohen me videokonferencë...
13:46 | 24/11/2026

Përse u përmend Shqipëria? Meçollari analizon sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari, i ftuar këtë të martë në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu, bëri një përshkrim teknik të detajuar të...
13:22 | 24/11/2026