Fitoi titullin e botës, por humbi betejën me veten, rrëfimi tronditës i Tyson Fury Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit sanksionoi me 1 vit e 6 muaj skualifikim tenistin kolumbian, Daniel Salazar për thyerje të rënda të normave antikorrupsion.
Masa disiplinore, që u bë e ditur këtë të hënë, përfshin edhe një gjobë prej 10 mijë dollarë, nga të cilët 3 000 janë pezull dhe e ndalon 25 vjeçarin pikërisht në muajin ku arriti pozicionin e tij më të mirë në renditjen botërore, vendi i 648. Skualifikimi i tenistit hyri në fuqi në 11 nëntor 2026 dhe do të përfundojë në 10 maj të 2028. Tenisti nuk e mohoi thyerjen e normave për të cilat u akuzua duke evituar debatin formal.
Cilat janë normat e thyera?
Episodi kryesor ka të bëjë me një ndeshje në lojën dyshe të zhvilluar në 2024 në kuadër të World Tennis Tour. Sipas ITIA, Salazar humbi enkas një game me shërbimet e tij për të favorizuar një aktivitet basti e për më tepër nuk sinjalizoi autoritetet kompetentet për qasjen korruptive që pati. Këtij episodi i shtohet edhe dosja hetimore për një periudhë të mëparshme. Gjatë marrjes në pyetje nga inspektorët e ITIA, Salazar pranoi se kishte vendosur 138 baste në ndeshje të tenisit profesionist nga shtatori 2020 deri në shtator 2021.
Kështu, deri në maj të 2028, Salazar nuk do të mund të zbresë në fushë, as të kryejë ndonjë aktivitet tjetër, e madje të mos jetë i pranishëm as si spektator në eventet e organizuara apo të njohura nga ATP, WTA, turnetë Grand Slam dhe federatat kombëtare.
Top Channel