Nesër protestë në Prishtinë për mbrojtjen e grave: Femicidi është urgjencë kombëtare

24 Nëntor 2026 | 13:55

Rrjeti i Grave të Kosovës, RrGK ka paralajmëruar mbajtjen më 25 nëntor në Prishtinë të një proteste me sloganin “Kundër vrasjes së grave- Femicidi është urgjencë kombëtare”.

Protesta do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku organizatorët dhe pjesëmarrëset do të kërkojnë përgjegjësi institucionale, drejtësi dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

RrGK ka theksuar se femicidi duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e grave.

Organizata ka rikujtuar se vrasjet e grave shpesh paraprihen nga kërcënime, përndjekje, kontroll dhe forma të tjera të dhunës, ndaj institucionet duhet t’i trajtojnë me seriozitet raportimet dhe kërkesat për ndihmë, për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

Ndër kërkesat kryesore të protestës janë ndryshimi i Kodit Penal dhe përcaktimi i femicidit si vepër penale e veçantë, krijimi i mekanizmit “Femicide Watch” për monitorimin dhe analizimin e rasteve, si dhe ndarja e buxhetit të qëndrueshëm për strehimoret dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.

Po ashtu, RrGK kërkon zbatimin e plotë të legjislacionit, koordinim më të mirë ndërinstitucional, vlerësim serioz të rrezikut dhe llogaridhënie për institucionet përgjegjëse.

Në thirrjen e saj, organizata ka theksuar se përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk duhet t’u lihet grave që kërkojnë ndihmë, por institucioneve që kanë për detyrë t’i mbrojnë ato.

RrGK ka ftuar edhe mediat që ta përcjellin protestën, duke theksuar se deklaratat dhe premtimet pas çdo vrasjeje nuk janë të mjaftueshme dhe se nevojiten ndryshime konkrete ligjore e institucionale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona të tjerë! Mes tyre edhe ish-vjehrra e ish-kunati

Zhvillime të reja raportohet se kanë ndodhur në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Sipas raportimeve, së fundmi janë arrestuar edhe...
12:58 | 24/11/2026

Kosova e Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së...
12:51 | 24/11/2026

Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka ndarë një rrëfim emocional pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë. Syla ka treguar se...
12:15 | 24/11/2026