Tenis/ Jannik Sinner operohet në Finlandë, rikuperimi kërkon 4-5 muaj kohë  

Sport | 1 minutë më parë

Tenisti italian ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale për të zgjidhur problemin që e mban jashtë turneve që prej korrikut.

Jannik Sinner ka kryer me operacionin në gju në Finlandë. Ndërhyrjen kirurgjikale e ka kryer profesori Lasse Lempainen, ortoped finlandez dhe një nga specialistët më të mirë në botë për kirurgjinë e sportistëve. Pas vizitës që Jannik Sinner kreu javën e kaluar në Milano, u vendos që të kryej ndërhyrja kirurgjikale.

Sinner kishte bërë vizita edhe në tetor në klinikën “La Madonnina” në Milano, që bashkëpunon me finlandezët. Operacioni ka të bëjë me tendinën që kalon nga pjesa e jashtme e kofshës deri te gjuri. Profesori Lempainen ka ndjekur procedurën më pak traumatike për të zgjidhur problemin përfundimisht.

Tani fillon faza më delikate për tenistin, ajo e rehabilitimit. Mendohet që rikuperimi të zgjatë mbi 3 muaj, çka do të thotë se Sinner nuk mund të marrë pjesë në turnetë e parë të sezonit të ri, mbi të gjitha në Australian Open, Slam-i i parë që zhvillohet në janar.

Pas triumfit në Wimbledon në muajin korrik, për shkak të problemeve në gju, Sinner nuk ka luajtur më. Përparësi tani ka rikuperimi i plotë, pa u nxituar në kohë. Data e rikthimit në aktivitet do të varet nga ecuria e rehabilimit. Bëhet fjalë me shumë mundësi për një ndalesë prej 4-5 muajsh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme