Vendosni fjalën kyçe....

“Kur përmes shpopullimit bën që në Shqipëri të flitet çdo gjuhë veç shqipes” – Mitropoliti Anastas s’oa përon Ballës


Mitropoliti i Korçës Anastasi nuk ia ka përtuar kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, pasi ky i fundit postoi në Facebook një pjesë nga një film shqiptar për të festuar Ditën e Alfabetit.

Në pjesën e postuar shfaqet aktori Gulielm Radoja në rolin e Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” duke debatuar me një prift ortodoks mbi përdorimin e gjuhës shqipe në mesha.

Mitropoliti Anastas shkruan se qeveria përmes shpopullimit po bën çdo gjë që në Shqipëri të flitet çdo gjuhë tjetër veç shqipes dhe Balla duhet të bëjë patriotin në ditë feste.

“Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç Shqipes dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste. Nuk i përdhosni dhe as i përqeshni dot klerikët orthodhoksë me filma të realizmit socialist z.Balla.” – shkruan Mitropoliti Anastas.