Sulmuesi portugez i Monzës, Gustavo Varela, ka vendosur një rekord në futbollin italian, duke u bërë lojtari i tretë në 50 vitet e fundit që arrin kuotën dyshifrore të golave në 11 paraqitjet e tij të para në Serie A.
Para tij, një arritje të tillë e kishin regjistruar vetëm dy emra të njohur, Vincenzo Montella në vitin 1997 dhe Diego Milito në vitin 2008.
Ky shpërthim u konfirmua edhe në fitoren e fundit të Monzës përballë Fiorentinës, ku Varela ishte protagonist absolut me një dopietë vendimtare.
Pas përfundimit të sfidës, sulmuesi u shpreh i lumtur në mikrofonat e “DAZN” për formën e që po kalon.
“Nuk mund ta besoj atë që po bëj, kthehem në shtëpi, mbyll sytë dhe nuk e besoj, pasi futbolli përbëhet nga momente”, deklaroi portugezi.
Ai nuk la pa vlerësuar as mbështetjen e grupit, duke theksuar se Pessina dhe të gjithë shokët e skuadrës po i japin shumë besim. Këto shifra të larta kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e klubeve të mëdha, me Interin që raportohet se e ka vendosur tashmë sulmuesin në listën e objektivave.
Interesimi i zikaltërve u konfirmua edhe nga prania e drejtorit sportiv Baccin, i cili u pikas në shkallët e stadiumit “Brianteo” pikërisht gjatë ndeshjes ndaj skuadrës vjollcë.










