Ambasadori i SHBA në SPAK, takim me Klodian Brahon dhe kreun e BKH, Joni Keta
Ambasadori i SHBA, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho dhe të Byros Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Takimi u zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Kjo është vizita e tretë e ambasadorit Wendt në SPAK që nga marrja e detyrës.
Nuk dihen ende detaje nga diskutimet e zhvilluara, ndërsa mbështetja e SHBA-së për SPAK-un është rikonfirmuar edhe në takimet e mëparshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




