Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

    Ambasadori Eric Wendt takim me kreun e SPAK dhe BKH-së

    JD Vance nën hetim nga Senati/ Dyshohet për lobime pro një firme karburantesh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë
    Botë

    Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

    November 24, 2026
    Screenshot

    Kompania teknologjike Nvidia, riktheu në postin e drejtorit ekzekutiv Jensen Huang, edhe pse para pak ditësh u shkarkua. Kujtojmë se shkarkimi erdhi për shkak të skandalit të marrëdhënieve jashtëmartesore, përfshirë edhe një grua që dyshohet se ishte spiune e Kinës.

    Mirëpo, rikthimi i Huang ka rezultuar mjaft pozitiv për lojtarët e basteve, që lidhet drejtpërdrejt me kompaninë në fjalë. Me një bast prej 20 mijë dollarësh për një ngjarje që tregu e konsideronte pothuajse inekziistente dhe të pamundur, plotë 16 llogari në “Polymarket” fituan rreth 350 mijë dollarë, e gjithë kjo pasi Nvidia riktheu Huang për të udhëhequr punën.

    Kjo llogaritje është bërë nga “Bubblemaps”, një kompani që analizon lëvizjet e parave. Ndërsa kjo analizë lidhet me bastet e vendosura në këtë platformë, mes ditës së largimit nga puna të Huang dhe rikthimit të tij, në kompaninë gjigante të prodhimit të çipave.

    Si funksionon “Polymarket”?

    Në faqen e internetit të tregut të parashikimeve, një lojtar mund të blejë shanse, të cilat lidhen me ngjarjet reale. Çdo shans vlen një dollar nëse ndodh ngjarja dhe zero në rast të kundërt. Kështu, çmimi pasqyron probabilitetin e caktuar nga tregu.

    Pikërisht ky bast i vënë për Huang, nuk do të ishte i pazakontë, nëse nuk do të ishte për kohën. Sipas identifikimeve të kryera, të gjitha llogaritë e vendosën bastin e rikthimit të Huang në Nvidia, pak para se lajmi të bëhej publik. Ndërsa këto 16 llogari që vunë këtë bast, ndoqën të njëjtin model.

    Ato u hapën së fundmi dhe e vendosën bastin e tyre të parë, gjashtë minutat e para të regjistrimit. Ato vendosën baste vetëm në tregjet e lidhura me Nvidia, duke mos u përfshirë në baste të tjera si sporti, politike, apo tema të tjera që në fakt janë të disponueshmë në platformë. Përdoruesit blenë shanset për rikthimin e Huang, kur probabiliteti ishte vetëm 1.5 për qind.

    Megjithatë, sipas hetimeve nuk është zbuluar ndonjë “portofol” i përbashkët, nga i cili e kanë origjinën këto fonde. Dyshimi kryesor i “Bubblemaps” bazohet në llogaritë e reja, të financuara brenda një kohe shumë të shkurtër.

    Por, edhe pas hetimeve individuale të këtyre llogarive, këto elemente nuk vërtetojnë asgjë. Ndërsa kur këto 16 llogari bëhen së bashku, formojnë një “model”, që është shumë e vështirë të përshkruhet si rastësi, apo si fat, për fitimin marramendës për një rikthim që nuk pritej të ndodhte.

    basteve Jensen Huang Lojtarët Nvidia rikthimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

    November 24, 2026

    Ambasadori Eric Wendt takim me kreun e SPAK dhe BKH-së

    November 24, 2026

    JD Vance nën hetim nga Senati/ Dyshohet për lobime pro një firme karburantesh

    November 24, 2026

    Ekskluzive/ Dëshmia e panjohur e Parisit: Dëgjesa e Ismail Qemalit në Senatin Francez më 1916

    November 24, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.