Tragjedia që tronditi futbollin, portieri Owono rikthehet në stërvitje disa javë pas vdekjes së sulmuesit Jesus de Miguel

Tragjedia që tronditi futbollin, portieri Owono rikthehet në stërvitje disa javë pas vdekjes së sulmuesit Jesus de Miguel

14:07, 24/11/2026

Portieri Jesus Owono ka nisur gradualisht rikthimin në aktivitet fizik, disa javë pas incidentit tragjik në fushë që i mori jetën sulmuesit Jesus de Miguel.

Gardiani i skuadrës Andorrës (Segunda Divizion) është rikthyer në ambientet stërvitore të klubit, por për momentin po punon individualisht.

Sipas raportimeve nga Spanja, pas disa javësh të përqendruara te rikuperimi psikologjik, Owono ka zhvilluar seancat e para fizike që javën e kaluar, ndërsa të hënën ka vijuar me një tjetër stërvitje individuale.

Portieri i Guinesë Ekuatoriale ka kryer vetëm ushtrime fizike, pa u përfshirë ende në punën specifike të një gardiani dhe pa veshur dorezat.

Ndërkohë, shokët e skuadrës i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë, duke e mbështetur edhe jashtë fushës.

Owono është shfaqur për herë të parë publikisht të premten, gjatë ndeshjes kundër Leganes, ndërsa tani ka hedhur një hap tjetër drejt rikthimit.

Megjithatë, klubi nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar dhe nuk ka caktuar një datë për rikthimin e tij në stërvitjet me grupin. Gjithçka do të varet nga gjendja e tij psikologjike dhe ecuria e trajtimit me specialistë.

Kujtojmë se portieri është dënuar me 12 ndeshje pezullim pas incidentit të 2 nëntorit, në përballjen ndaj Tenerife-s.

Gjatë një dueli në fund të takimit, gjuri i tij goditi në gjoks sulmuesin Jesus de Miguel, i cili pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë të nesërmen në spital.

Një tragjedi që la gjurmë të thella në futbollin spanjoll dhe që vazhdon të ketë pasoja të rënda edhe për portierin Owono.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco