Nga monitorimi i konsumit të energjisë dhe menaxhimi i flotave, te analiza inteligjente e pamjeve dhe siguria kibernetike, teknologjia po u jep bizneseve mjete të reja për të optimizuar kostot dhe operacionet. Në ECGE 2026, Vodafone Albania prezantoi gjashtë zgjidhje të Vodafone Business që e sjellin këtë transformim në praktikë.
Të prezantuara gjatë edicionit të pestë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE), më 19–20 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, zgjidhjet sollën në vëmendje se si konektiviteti, Interneti i Gjërave (IoT), inteligjenca artificiale dhe automatizimi mund t’u përgjigjen nevojave konkrete të bizneseve.
Për Evi Hoxhën, Drejtori Vodafone Business në Vodafone Albania, investimi në teknologji duhet të nisë pikërisht nga këto nevoja dhe të vlerësohet përmes rezultateve që sjell për biznesin, nga rritja e efikasitetit dhe optimizimi i kostove, te siguria dhe vendimmarrja më e informuar.
Teknologji përtej konektivitetit
Një prej zgjidhjeve të prezantuara ishte Collaborative Worker, një platformë dixhitale që modernizon komunikimin mes punonjësve në terren, duke zëvendësuar radiot tradicionale (walkie-talkie). Përmes një aplikacioni të vetëm, punonjësit mund të komunikojnë menjëherë me zë, të shkëmbejnë mesazhe, foto dhe video, si dhe të ndajnë vendndodhjen e tyre në kohë reale. Kjo u mundëson kompanive të koordinojnë më mirë ekipet, të përmirësojnë sigurinë dhe të reagojnë më shpejt në situata emergjente.
Smart Vision tregoi ndërkohë se si analiza e pamjeve video mund të shkojë përtej monitorimit tradicional. Duke i kthyer pamjet në informacion të analizueshëm, teknologjia u jep bizneseve mundësinë të kuptojnë më mirë aktivitetin e tyre, të identifikojnë situata që kërkojnë vëmendje dhe të përmirësojnë menaxhimin e operacioneve.
Një përdorim konkret i teknologjisë për optimizimin e burimeve vjen përmes Smart Energy. Zgjidhja u mundëson bizneseve të monitorojnë konsumin e energjisë, të kuptojnë modelet e përdorimit dhe të identifikojnë potencialin për optimizim. Një panoramë më e qartë e konsumit krijon bazën për vendime më të informuara, kontroll më të mirë të kostove dhe përdorim më efikas të burimeve.
Në sektorët ku transporti dhe logjistika janë pjesë e rëndësishme e aktivitetit, Smart Fleets sjell një qasje të bazuar në të dhëna për menaxhimin e flotave. Përmes gjurmimit GPS, sensorëve IoT dhe platformave të menaxhimit, bizneset mund të monitorojnë automjetet në kohë reale, të optimizojnë itineraret dhe të përmirësojnë menaxhimin e karburantit, mirëmbajtjes dhe sigurisë së flotës.
Dy zgjidhjet e tjera e zgjeruan këtë perspektivë te ndërtesat dhe siguria dixhitale. Smart Building përdor teknologjinë dhe të dhënat për të mbështetur një menaxhim më inteligjent dhe efikas të ndërtesave. Ndërkohë, në hapësirën e dedikuar për Cybersecurity, ekspertët e Vodafone Business prezantuan zgjidhjet e ndryshme të sigurisë kibernetike, duke u shpjeguar vizitorëve funksionalitetet e secilës dhe mënyrën se si ato ndihmojnë bizneset të mbrojnë sistemet, të dhënat dhe aktivitetin e tyre dixhital.
Gjashtë zgjidhjet e prezantuara në ECGE 2026 treguan se si teknologjia mund të përkthehet në rezultate konkrete për bizneset: operacione më efikase, burime të optimizuara, më shumë siguri dhe vendimmarrje më të mirë.
Kontaktohu nga një ekspert biznesi | Vodafone Biznes

