Kapen dy të kërkuarit në Kukës, xhaxha e nip! Tentuan të merrnin peng një 41-vjeçar pas një konflikti
Policia e Kukësit ka arritur të vërë në pranga këtë të martë dy persona të shpallur në kërkim, të cilët katër ditë më parë kishin tentuar të merrnin me forcë një 41-vjeçar, me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë S. J., 45 vjeç, dhe S. J., 24 vjeç, xhaxha dhe nip, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me 41-vjeçarin.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 20.11.2026, janë konfliktuar me shtetasin V. D., 41 vjeç, për motive të dobëta. Disa orë më pas, në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, dyshohet se i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi V. D., së bashku me një punonjës policie, dhe kanë tentuar ta marrin me forcë shtetasin V. D., duke e goditur me sende të forta, si dhe duke dëmtuar automjetin e tij.
Punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për të neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.
Ambasadori Wendt takim me kreun e SPAK dhe drejtorin e BKH (VIDEO)
Rikthehet energjia elektrike në Përrenjas, OSSH riparon fiderin e dëmtuar
SPAK sugjeron që Veliaj të marrë pjesë në seancat e ardhshme me videokonferencë, GJKKO: Konsultë me Burgjet
- 14:46 Ukraina këmbëngul se sulmi ndaj anijes ruse në Libi ishte për vetëmbrojtje
- 14:34 Katari kërkon rivendosjen e lundrimit në Hormuz dhe rikthimin e bisedimeve SHBA-Iran
- 14:31 OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët në 2025-ën
- 14:27 Grabitet rezidenca e pushimeve e Princit William në Angli, familja mbretërore nuk ndodhej në banesë
- 14:07 Mbrojtja e Thaçit: Nuk pajtohemi me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin, do ta apelojmë
- 13:58 Ambasadori Wendt takim me kreun e SPAK dhe drejtorin e BKH (VIDEO)