Seanca ndaj Jeton Sylajt shtyhet, mbrojtja kërkon rishikimin e aktakuzës

Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nuk u zhvillua as këtë herë.

Seanca fillestare, e planifikuar për sot, është shtyrë pa u caktuar një datë e re. Vendimi erdhi pas kërkesës së paraqitur nga avokati i familjes së Arlindës.

Të lidhura

None found

Besnik Berisha deklaroi se aktakuza përmban, sipas tij, një gabim të rëndë në cilësimin e së ndjerës si viktimë.

“Seanca, që ishte caktuar të niste në orën 13:00, nuk u mbajt për shkak të kërkesës që paraqita pasi mora aktakuzën. Gjatë shqyrtimit konstatova një lëshim skandaloz nga Prokuroria në hartimin e saj, pasi e ndjera nuk është cilësuar si viktimë e ndjeshme”, tha Berisha.

Avokati bëri të ditur se ka kërkuar tërheqjen e aktakuzës dhe rivlerësimin e cilësimit juridik, i cili, sipas tij, ndikon edhe në masën e dënimit.

“Kërkesa ime është që aktakuza të tërhiqet dhe të shqyrtohen ligjshmëria e saj dhe kualifikimi ligjor. Jam i bindur se kemi të bëjmë me një gabim dhe lëshim, që mund të ketë ardhur nga nxitimi e frika për të dorëzuar aktakuzën pa bërë analizë të mjaftueshme.

Nesër do t’i drejtohemi kryeprokurorit të Shtetit me kërkesën që aktakuza të tërhiqet, kualifikimi të rivlerësohet dhe rasti të cilësohet në rrethanën e viktimës së ndjeshme. Në këtë mënyrë, dënimi mund të arrijë pesë vite, në vend të një viti”, u shpreh ai.


Shtuar më 24.11.2026 14:49

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobet