Komisioni i Ekonomisë miratoi në tërësi projektbuxhetin e vitit 2027 me 8 vota pro të mazhorancës dhe 4 kundër të opozitës. Projektbuxheti kalon të enjten për votim në seancë plenare.
Projektbuxheti parashikon 976,1 miliardë lekë shpenzime, 907,9 miliardë lekë të ardhura dhe një deficit prej 68,2 miliardë lekësh.
PD e argumentoi votën kundër me ndarjen e fondeve. Sipas opozitës, shëndetësia dhe arsimi financohen në nivele shumë më të ulëta se në Bashkimin Europian. Demokratët thanë se bujqësia, industria dhe fasoneria janë në rënie.
Shtesat për institucionet arrijnë në rreth 1,288 miliardë lekë. Fondet më të mëdha shkojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, me 459 milionë lekë shtesë dhe 95 punonjës më shumë, si dhe për pagat e Gardës, me 450 milionë lekë.
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë merr 125,5 milionë lekë shtesë, Kuvendi 100 milionë dhe INSTAT-i 70 milionë. Komisioni i Prokurimit Publik përfiton 40 milionë lekë, KQZ-ja 34 milionë dhe Autoriteti i Konkurrencës 10 milionë.
Lajmi në përditësim....




Komente
Komento