Lajm i ëmbël nga Hernan Crespo, ish-futbollisti argjentinas do të bëhet baba në moshën 51 vjeçare
Lajm i bukur në familjen e Hernán Crespos! Ish-sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës dhe partnerja e tij, Antonella Silguero, kanë ndarë me ndjekësit një nga momentet më emocionuese të jetës së tyre: çifti është në pritje të një vajze.
Lajmin e kanë bërë publik përmes Instagramit, ku kanë publikuar disa fotografi, duke zbuluar edhe imazhin e ekografisë së vogëlushes.
“Ëndrra jonë po bëhet realitet”, shkroi 51 vjeçari në postimin e tij, duke shoqëruar lajmin me një mesazh plot emocion.
Kjo do të jetë vajza e parë për çiftin, ndërsa ish-futbollisti argjentinas është tashmë baba i Nicole, Sofía dhe Martina, nga martesa e tij e mëparshme me italianen Alessia Rossi.
Një kapitull i ri dhe shumë i bukur nis për familjen Crespo, që së shpejti do të mirëpresë anëtaren e saj më të re!




