Elisa Spiropali ka reaguar pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Me anë të një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Spiropali ka njoftuar se do të flasë publikisht ditën e nesërme, në orën 11:00, gjatë një konference për shtyp nga ambientet e Kuvendit.

“Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shkruan Spiropali. 

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste votoi sot pro përjashtimit të Spiropalit. Në votim kanë abstenuar dy deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, ndërsa pjesa tjetër e grupit ka mbështetur vendimin për përjashtimin e saj.

Kërkesa për votim është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët lidhur me përjashtimin e Spiropalit, Balla tha se vendimi është marrë në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste