Sekretet e fshehura për 1,500 vjet, zbulohen tunele misterioze nën Shën Sofi në Stamboll Një automjet i tonazhit të rëndë u fundos në një gropë të madhe pas shembjes së një pjese të parkingut të një qendre tregtare.
Shoferi mbeti i bllokuar brenda automjetit.
Një incident i pazakontë është regjistruar në Ankara të Turqisë, ku toka është shembur papritur në parkingun e jashtëm të një qendre tregtare, duke bërë që një automjet i tonazhit të rëndë të përfundonte brenda gropës, raportojnë mediat turke.
Ngjarja ndodhi në qendrën tregtare Acity, në zonën Yenimahalle. Si pasojë e shembjes së tokës, automjeti që ndodhej në parking ra në kraterin e krijuar, ndërsa drejtuesi i tij mbeti i bllokuar brenda kabinës.
Për nxjerrjen e shoferit u desh ndërhyrja e një ekskavatori, me ndihmën e të cilit ai u shpëtua dhe u nxor nga automjeti.
Pas incidentit, administrata e qendrës tregtare mori masa sigurie duke kufizuar hyrjen në zonën e shembur. Ndërkohë, ekipet nisën punën për nxjerrjen e automjetit nga gropa.
Shiko videon:
#Ankara’da çöken yola düşen kamyon sürücüsü aracında mahsur kaldı
Ekipler tarafından kamyonu çukurdan çıkarmak için çalışmalara başlandı. https://t.co/oK2e587T4U
— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) November 24, 2026
Top Channel