Drejtori i ri i Portit të Durrësit, Andrea Shllaku ka përfunduar në SPAK, vetëm dy javë pasi e mori këtë detyrë. Shllaku është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga pedagogia dhe anëtarja e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana. Sipas kallëzimit të depozituar nga Kuçana, Andrea Shllaku është gjetur në shkelje të rënda nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi të kryer në vitet 2020-2021. Andrea Shllaku u emërua në krye të Portit të Durrësit më 9 nëntor, pas dorëheqjes së Liburn Aliut.