Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi, ka deklaruar se skuadra e tij i njeh pikat e forta dhe dobësitë e Romës, në prag të përballjes mes tyre në Champions League. Në konferencën për shtyp, marokani theksoi se Roma po kalon një moment shumë të mirë, sidomos në Serie A.
"I njohim pikat e forta dhe dobësitë e saj. Dimë si të përgatitemi dhe i përballojmë të gjitha kompeticionet me të njëjtin mentalitet", u shpreh Hakimi. Sipas tij, kjo qasje e njëjtë ndaj çdo kompeticioni është ajo që i mban të përgatitur për sfidat e radhës.
Mungesat e Doué dhe Kvaratskhelia
Hakimi komentoi edhe mungesat e Dyë dhe Kvaratskhelia, duke i cilësuar ata lojtarë thelbësorë që kanë ndihmuar ekipin të fitojë dy Champions-et e fundit. Megjithatë, ai vuri theksin te forca e kolektivit.
"Kemi një skuadër të jashtëzakonshme dhe kushdo që do të luajë do të japë maksimumin", shtoi mbrojtësi maroken. Ai vlerësoi edhe trajnerin Luis Enrique, i cili i ka dhënë rol të rëndësishëm, besim dhe liri në fushë.
Mesazhi për të ardhmen në Paris
Gjatë fjalës së tij, Hakimi u ndal edhe te e ardhmja e tij, duke e quajtur Parisin shtëpinë e vet. Ai shprehu dëshirën për të qëndruar atje edhe për shumë vite dhe i dërgoi një mesazh Nasser Al-Khelaifit e Luis Campos.
"Ndihem krenar që jam këtu dhe shpresoj të qëndroj gjatë, ashtu si Marquinhos, një legjendë e klubit", tha ai. Sipas Hakimit, Marquinhos është shembull për të gjithë dhe lideri i skuadrës, ndërsa Parisi është qyteti dhe klubi i tij.
Në konferencë u prek edhe çështja e apelimit të Marokut në CAS, të cilën mbrojtësi e përmendi pa dhënë detaje të tjera.
