Spiropali paralajmëroi konferencë për përjashtimin nga PS, Ilir Alimehmeti: Nuk ka nevojë për fjalë, të çojë faktet tek drejtësia

Ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, komentoi edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i PS-së, dhe paralajmërimin e saj se do të flasë në një konferencë nga Kuvendi.

Në intervistën për News24, Alimehmeti theksoi se nëse Spiropali ka shprehur pendesë, nuk duhet thjesht që të flasë kundër kryeministrit Edi Rama, por të veprojë dhe të çojë fakte konkrete tek institucionet e drejtësisë.

Të lidhura

None found

“Nëse ke një pendesë, para zotit dhe ligjit ke gjithmonë kohë të pendohesh. Kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë me Edi Ramën në gjithë këto të këqija. Mund të ketë një përplasje të brendshme me ish zv kryeministren Balluku, të na i sqarojnë po të duan. Por duhet të sqarojmë edhe çdo dëm që i është bërë këtij vendi. Sepse të thuash pendesë të drejtosh gishtin edhe ndaj vetes. Kjo është pendesa.

Nga ky aspekt presim se çfarë do të thotë por çfarë vumë re e pamë që sapo doli publikisht për të folur, pamë se si drejtësia u përdor si shkop kundër saj. Si ndodhi kjo rastësi? Deri në atë moment e dinim se kishte pak si të nënës dhe të njerkës, por kur dikush foli, as 24 orë dhe u pa goditja. Ndoshta ka qenë e drejtë goditja, por pse nuk u bë përpara? Pse nuk po futet dikush me atë inceneratorët? Po paret a kanë mundësi t’i bllokojnë”?-  u shpreh ai.

Më pas, Alimehmeti shtoi:

“Nëse e ka me të vërtetë, nuk ka nevojë për fjalë, merri faktet dhe paraqiti. Kallëzoje”.


Shtuar më 24.11.2026 15:37

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobet